Eriol Braimllari: Oferta e Rilindjes kaloi nga “ne do të vjedhin më bukur”, në “ne thjesht do të vjedhim”
Sekretari i LSI për Politikën e Jashtme, Eriol Braimllari ka reaguar për një propozim të deputetit Ervin Bushati që u kërkon infermierëve dhe mjekëve shqiptarë që ikin në Gjermani të paguajnë shpenzimet e shkollimit te qeveria.
Brahimllari shprehet se ky propozim është vjedhje dhe dështim i gjithë modeleve ekonomike të vendit. “Njeriu i ekonomisë së qeverisë sapo pranoi dështimin. Ata duan që shqiptarët të largohen sepse janë të paaftë për t’i mundësuar qytetarëve një jetë më të mirë. Mirë që nuk sigurojnë dot punësim në Shqipëri, por edhe ata që janë larguar në emigrim do duhet të marrin kredi nëpër banka për të mbushur xhepin e Ramës. Oferta ekonomike e Rilindjes kaloi nga ‘ne do të vjedhin më bukur’, në ‘ne thjesht do të vjedhim’”,- shkruan Braimllari në një postim në Facebook.