Erion Braçe: Dita për t’u kthyer në punë, për të përfaqësuar ata që besuan te PS

Nga Erion Braçe

Dita për tu kthyer në pune… Për të përfaqësuar afër 18 mijë njerëz, socialistë e jo të tillë, që votuan Partine Socialiste në Çermë, Grabian, Gradishte, Remas, Divjakë, Kolonjë, Bubullime, Krutje, Allkaj, 15. 600 njerëz, socialistë e jo vetëm që besuan dhe votuan tek unë personalisht, puna që bëj, shërbimi publik, qenia pranë tyre e me ta, në Çermë, Grabian, Gradishte, Remas, Divjakë, Kolonjë, Bubullime, Krutje, Allkaj, Lushnjë qytet, Kodër..në Fier gjithashtu, Roskovec e Patos; mijëra njerëz te tjerë, mes tyre edhe ata qe abstenuan, nuk votuan. Për të thyer në besimin e tyre apo pa shpresën se dikush, individ, institucion mund të përfaqësoje e mbrojë interesat e tyre.

Mijëra te tjerë që vijojnë e më shkruajnë pa pushim, siç studentë këtë jave, me halle e nën hallë e që kërkojnë një zë të tyre atje ku flitet, dëgjohet, pyetet, përgjigjet, zgjidhet e vendoset edhe për ta, njerëzit e zakonshëm anekënd këtij vendi!

Sot është një ditë e re; mundësia për tu marrë me gjërat e përditshme, të sotme e të së ardhmes, për ta e fëmijët e tyre! Asgjë tjetër! Askënd tjetër!

Dua ta bëj dhe do ta bëj, si përherë, brenda parimeve e pa kompromis në kurriz të njerëzve të zakonshëm në këtë vend!

 

SHKARKO APP