Erion Braçe i përgjigjet ministres së Bujqësisë: Tmerr të bësh fajtor bujkun që mbjell!
Deputeti socialist Erion Braçe i është përgjigjur ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, e cila një ditë më parë tha se mbiprodhimi i vajit të ullirit vjen për shkak se ullinjtë janë mbjellë pa planifikim.
“Për ullirin deri dje kishim hall mungesën e prodhimit, dy vite me radhë kemi hall prodhimin. Tmerr të bësh fajtor bujkun që mbjell, shërben, shpenzon, prodhon, tmerr! Ndërkohë, më tregoni një grumbullues që magazinën e ndërtuar me paratë e shtetit, po grumbullon ulli!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.