Erion Braçe i turret Blendi Fevziut me fakte pronash

 

Nuk ia përton Braçe. Deputeti socialist i Lushnjës, Erion Braçe nuk ka vonuar të reagojë për një letër të hapur që gazetari Blendi Fevziu i shkruajti kryeministrit Rama, pasi Braçe e akuzoi në lidhje me një ndërtim në një truall përpara ish –Partisë Demokratike. Braçe aludoi se për atë pallat gazetari kishte paguar. Drejtuesi i emisionit “Opinion” i kërkoi Ramës të reagojë, pasi kishte qenë vetë ai që në vitin 2008 e kishte dhënë lejen. “Unë nuk mbaj mend t’i kem dhënë ndonjëherë lekë dikujt në jetën time sepse s’më është dashur. Nëse ju keni marrë lekë për atë firmë, atëherë ju jeni hajdut! Nëse jo, nëse gjithçka ka qenë e rregullt dhe brenda llogjikave normale se si është ndërtuar gjithë Tirana, atëherë konet e grupit tuaj politik gënjejnë dhe mashtrojnë”, shkruan Fevziu.

Ja se çfarë shkruan Erion Braçe pas letrës se Fevziut drejtuar Kryeministrit:

“Ai ka trokitur gabim. Edi Rama nuk ka qene kurre drejtor i agjencise se Kthimit e te Kompesimit te Pronave. Edi Rama nuk ka marre kurre nje vendim per kthim apo kompesim pronash. Edi Rama nuk ka patur kurre ne dore te shpronesoj kend, shtetin jo e jo. Edi Rama nuk i ka patur asnjehere keto funksione as ne vitin 2008 e as ne vitin 2009. Quhet Sali Berisha kryeministri qe i ka bere keto, madje edhe shpronesimin e Shtetit mu ne mes te Tiranes, publikut, qytetareve te Tiranes, per tja dhene nje grushti privatesh. Letrat i kam une, prej vitit 2008! Pastaj edhe ne vitin 2009. I mbaj ne arkiven time qe kurre te mos flas pa to. As qe e mendoj se mund te jene paguar para per kete. Ska qene hic nevoja. Kujtoj TV-ne e asaj periudhe dhe per mua eshte shume e qarte se me cfare eshte "paguar",shkruan Braçe.

Gazetari Blendi Fevziu iu drejtua Ramës duke sqaruar se leja për ndërtimin i është dhënë një grupi biznesmenësh në kohën kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, në vitin 2008. Duke thënë se nëna e tij ishte pronare e thuajse 1.8 % të sipërfaqes dhe bashkëpronare me 373 bashkëpronarë të tjerë, gazetari i kërkon Ramës që me kurajo qytetare t’i japë përgjigje sfidës, nëse ai ka marrë para për lejen, apo “nëse gjithçka ka qenë e rregullt dhe brenda llogjikave normale se si është ndërtuar gjithë Tirana”.

Duket se ky debat mes të dyve  do të përfundojë në organin e akuzës. Deputeti Braçe do ta nis për në prokurori se si janë kthyer ato prona nga agjensia e kohes së Berishës. Me sa duket deputeti rebel në PS nuk do të tërhiqet edhe nga presionet e kryeministrit për të mos hapur probleme me Klanin e Fevziut.

Erion Braçe mbetet deputeti më korrekt me ligjin në atë grup parlamentar ku ka të inkriminuar, biznesmenë që marrin dhjetra milionë euro,etj.

SHKARKO APP