Erion Braçe ironi ndaj Bardhit: Unë vdes me këtë ”zarin” e ri që përfundimisht zgjedh Sali Berishën
Deputeti socialist, ish-zv/kryeministri Erion Braçe ka ironizuar Gazment Bardhin, i cili pas bashkimit me Sali Berishën, është shprehur se mes partnerëve dhe Sali Berishës, zgjedh të parët, ndërsa mes Ramës e Berishës, zgjedh Saliun.
Braçe thotë se në fund të herës, Bardhi zgjedh Berishnë, ndërkohë që ai i pyet se kush ia ka kërkuar deputetit demokrat të zgjedhë kryeministrin socialist.
“Unë vdes me këtë zarin e ri; Mes Shba, Britanisë, BE dhe Sali Berishës, une zgjedh Shba, Britani, Be; por mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, zgjedh Sali Berishën! Pra përfundimisht zgjedh Sali Berishën! Ndërkohë kush të ka kërkuar ty të zgjedhësh Ramën? Të mos zgjedhësh Berishën, po”, shkruan Braçe në rrjetin social Twitter.