Erion Braçe ndan lajmin e trishtë: Ndahet nga jeta një socialist themeli
Zv/kryeministri Erion Braçe ka njoftuar lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta e Kujtim Rrushos, siç edhe Braçe e quan një “socialist themeli”.
“Kujtim Rrusho ishte një socialist! Një burrë, një bashkëshort, një baba, një familjar i mirë; një socialist themeli, i drejtë, i ndershëm, i sakrificës, kurrë nuk u tërhoq as në ditët më të rënda të terrorit fashist; i plagosur nga e njëjta bandë e shtetit, i qëndroi dhunës barbare e mbrojti qindra socialistë të tjerë në Gradishte e mijëra të tjerë në Lushnje! Sot u ndal për të udhëtuar në një botë më të mirë; prehu në paqe Kujtim”.

KOHA JONË SONDAZH

