Erion Braçe: Tërmeti nuk ka mbaruar në Selitë, një familje pa shtëpi akoma!

Nga Erion Braçe-

NË SELITË, PËR BAJRAM!

Tek Mimi, Tërmeti nuk ka mbaruar!

Shiheni vetë shtëpinë e dërrmuar nga tërmeti!

Dy prindër të sëmurë – babai veç në shtrat, vetë me të ardhura invaliditeti dhe kjo shtëpi që mund të bjerë nga momenti në moment!

Shtëpia ku rri me qira nuk është më e mirë, por atje është strehuar.

Ndërkohë, pret Bashkinë të vendosë për të, të japë lejen e ndërtimit dhe paratë për shtëpinë e re. Pret Mimi, por jeta ikën, çdo ditë ikën si një javë dhe pritja tani shoqërohet me vuajtje!

Si Mimi është edhe Xhemal Haka, edhe ai pret!

TANI KJO NUK KA MË KUPTIM!

Jemi 5 vite e gjysmë larg nga tërmeti dhe shtëpitë individuale DUHET TË ISHIN MBARUAR!

SHKARKO APP