Erion Veliaj: Akuzat e Ahmetajt janë mashtrime, kush është burrë të përballet me drejtësinë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i quan mashtrime akuzat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
”Unë nuk kam asnjë problem me akuzat. Unë jetoj një jetë që është si libër i hapur në sy të të gjithëve. Edhe kur e kam marrë këtë punë përsipër, jam përgatitur për gjithçka, për shpifjet, për akuza, edhe për këto shpifjet e radhës.
Të gjithë e dinë si është e vërteta e inceneratorëve, siç të gjithë e dinë që Tirana ka nevojë të pastrohet. Edhe në momentin që Tirana nuk pastrohet, nëse në këtë proces ka pasur njerëz që kanë bërë gabime, duhet të mbajnë përgjegjësi. Të komentoj dikë që i ikën drejtësisë, i ikën përgjegjësisë dhe pastaj shpif, nuk besoj që meriton koment”,-tha Veliaj në ”Report Tv”.