Erion Veliaj: Dilni nga shtëpitë e hajdeni këtu të shijoni “qytezat e festës”!

 

Tirana ka ndryshuar këtë  vit në prag të Festave të fundvitit. Ka marrje pamje me të vertetë magjike. Po punohet nga kryebashkiaku i ri. Ndërkohë sonte Erion Veliaj bën thirrje nga Facebook për qytetarët e Tiranës që të dalin nga shtëpitë e të vijnë të shijojnë qendrat e festave të krijuara nga Bashkia për këtë fundviti. Dhe një qytezë e tillë, shumë e bukur, është tek sheshi "Nënë Tereza". Gjithashtu ka tek stadiumi "Dinamo" dhe në sheshin "Skenderbej". Po punohet që Tirana të ketë qendra të tilla në krejt kryeqytetin e jo vetëm në qendër.

Erion Veliaj u drejtohet qytetarëve : Dilni nga shtëpitë e hajdeni të shijoni "qytezat e festës"!

Avokat Ngjela për Erion Veliaj

Spartak Ngjela ka vlerësuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për zbukurimet e Tiranës.Ai thotë se Veliaj e ka flakur tutje mjedisin arab dhe otoman që e kishte lënë Basha.“E pashë me interes dhe kënaqësi ndriçimin festiv të Tiranës sonte…ishe i bukur…por më impresionues ishte fakti që kryetari Velia e kishte “flakur” krejt nga mjedisi karakterin arab të ndriçimit festiv që ishte deri vjet.

Sukses kundër otomanizmit, është kjo arritje. Kryetari i ri duhet ta kthejë në sistem shrrënjosjen e karakterit oriental të Tiranës. A do ta bëjë dot?”, shkruan Ngjela

SHKARKO APP