Erion Veliaj: Do anullohet çdo tender i minutës së fundit të Bashes

Pas 21 Qershorit, çdo punonjës i bashkisë se Tiranës i cili ka abuzuar me detyrën do të përballet me forcën e ligjit.

Ka qenë ky paralajmërimi i kantidatit të ASHE, Erion Veliaj ,teksa ka prezantuar në sheshin “Nënë Tereza” programin për transportin publik dhe parkingjet.

Në mbështetje të Veliajt ishte dhe Ministri i Brendshëm Tahiri, i cili theksoi mungesën e bashkëpunimit që ka pasur Bashkia me Ministrinë që ai drejton.

Tahiri: “Me një gjë që ka munguar që ka qenë bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës. Me shumë gjasë, Bashkia eTiranës nuk e ka konsideruar prioritet sigurinë e qytetarëve deri më sot, është kjo arsyeja që nuk ka gjetur vullnetin të bashkëpunojë me ne”.

Veliaj: “Dua të premtoj publikisht se gjëja e parë që do të bëjmë është një audit në Bashkinë e Tiranës dhe të gjitha Komunat. Për të gjithë padrejtësitë që kanë ndodhur, për të gjithë tenderat e minutës së fundit, për çdo padrejtësi që është shkaktuar nga punonjës të policisë bashkiake dhe të gjithë gangsterët që uniformën e Bashkisë e kanë përdorur si kërbaç në kurrizin e qytetarëve”.

Me tej kantidati i majtë ka bërë publike kontratën e tij me qytetarët e Tiranës.

Veliaj: “Ne do të përshpejtojmë punimet për realizimin e menjëhershëm të Unazës së Madhe, ne do të hartojmë masterplanin e Tiranës, ne do të bashkëpunojmë me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për zhvillimin e mëtejshëm të qëndrës së menaxhimit të trafikut, ne do të rikonceptojmë totalisht linjat e autobusëve në Tiranë, ne do rikthejmë korsitë e dedikuara për transportin publik që u shkatërrua në katër vitet e fundit”.

Veliaj solli në vëmendje edhe premtimet e pambajtura nga Lulzim Basha gjate 4 viteve, që ky i fundit ishte në krye të Bashkisë.

SHKARKO APP