Erion Veliaj komenton protestën e opozitës para Parlamentit: E degraduar dhe zhgënjyese

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga ceremonia e fillimit të punimeve për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, komentoi edhe protestën e opozitës para Parlamentit ditëne  hënë, duke e cilësuar si të degraduar dhe zhgënjyese.

“Kur pashë pamjet e asaj proteste me fishkëllima e ulërima, të bësh një teatër fëmijësh të duket një punë shumë serioze.

Kur shikon se si të rriturit kanë degraduar, si një pjesë e politikës ka degraduar, më duket shumë më serioze biseda sot për një teatër kukullash e një teatër fëmijësh se sa disa nga ata që kinse peshohen në gravitetin e seriozitetit dhe në fakt zhgënjejnë me ato performanca”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?