Erion Veliaj :Leja e pallatit që po bie nuk do të zbardhet !

 

 

I pyetur nga gazetarët për rrezikun e shembjes së një pallati në zonën e kopshtit Botanik në Tiranë, pas gërmimeve të bëra nga një firmë ndërtimi, ngjitur me pallatin, Veliaj tha se “është një problem që po menaxhohet nga Emergjenca Civile dhe Prefekti. Në fakt e gjithë zona aty ka nevojë për një studim, janë leje që janë dhënë nga komuna Farkë vitet e fundit një pjesë janë shndërruar në gropa pa pasur investimin e nevojshëm. Ne po presim që Emergjencat Civile të prodhojnë një projekt, sesi te bëjmë rehabilitimin e asaj rruge, por ajo leje nuk do të zbardhet”, shtoi ai.

Kryebashkiaku Veliaj tha gjithashtu se “pas përfundimit të festave sot bashkia do të nisë zbukurimin e qytetit, në 6 dhjetor, ku do të ndezim dritat në të gjithë qytetin. Siç ka ndodhur me të gjitha aktivitetet që kemi bërë deri tani ato sponsorizohen nga kompanitë, pasi besoj se bashkia që ka plot probleme të tjera dhe nuk duhet të harxhojë me festime”.

Bulevardi unaza e vogël, do të jenë të mbushura me aktivitete. Ndërsa në mbrëmje do te organizohen koncerte, muzikë, art, lojra, filma dhe shumë argëtim. Por, do te kete dhe një suprizë për kryeqytetasit pasi, John Newman, artisti që kryeson top listat britanike, do të performojë më 29 nëntor në Sheshin “Skënderbej”.

SHKARKO APP