Erion Veliaj: Listën për Tiranën e kam propozuar unë dhe u mirëprit nga Kryeministri
Erjon Veliaj deklaron se listat në Tiranë i kam propozuar ai dhe u mirëpritën nga Kryeministri
Erjon Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës i ftuar në emisionin “60 Minuta” të gazetarit Arbër Hitaj, foli për fushatën e socialistëve në kryeqytet për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Veliaj ironizoi listat e partisë Demokratike dhe lëvizjes Socialiste për Integrim, duke thënë se LSI solli një listë duke marrë emra që janë subjek i SPAK dhe OFL, ndërsa PD solli një listë fosilesh. Në liddhej me debatet për listën e Tiranës, Veliaj tha se listën e ka propozuar ai 100% dhe ka gjetur mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama, madje Veliaj ka kundërshtuar disa emra. Veliaj flet edhe për veprat e bashkisë që do të përfundojnë këtë vit, duke renditur hyrjen te ish sheshi shqiponja, përfundimin e 40 shkollave të reja, kthimin e Piramidës në një qëndër të madhe të IT.
Ka shumë diskutime dhe ka ngjallur debate në opinion, lista e Tiranës për kandidatët për deputet, kush i hartoi listat e kryeqytetit?
“Kemi pasur një periudhë shumë të gjatë diskutimesh, shqyrtimesh ,sondazesh, focus grupesh. Në finale I kam propozuar Kryeministrit atë listë, sigurisht që kemi pasur diskutime të vogla. Në pjesën më të madhe kam qenë unë që kam refuzuar edhe ndonjë sugjerim të kryeministrit edhe për persona të tjerë, ndoshta nga qytete të tjera apo qarqe të tjera trasnferimi. Ka qenë e gjitha e hapur dhe miqësore. Kryeministri ka thënë se çfarë mendon se është e mirë nuk dua të insistoj pasi ke kaq kohë në tërren ndoshta gjykon më mire se sa unë. Kështu që, jo vetëm që kam pasur mire kuptim nga kryeminstri, por kam pasur edhe një super mirëkuptim nga kolegët, të cilët pasi ne diskutuam strategjinë dhe secili kuptoi fabulën e kësaj beteje, jem itë 36 sot në terren dhe jam shumë I lumtur dhe kam për nder që punoj me këtë skuadër”.
Keni një koment për listat e PD dhe LSI?
“Partia Demokratike ka një liste fosilesh. Nuk ka asgjë të re, ne e prisnim. Madje shtë e njëjta listë humbëse me atë të vitit 2017. Janë lista që nuk përfaqësosjnë shtresat e shoqërisë. E djathta ka lista që përfaqësojnë “parinë” e qytetit. Të njëjtët njerëz që humbën edhe në 2019 apo në 2017, apo 2015. E njëjta skuadër humbëse. Ata skanë njerëz se kanë marrë shpëtim Idrizin dhe Vangjel dulen, që mbollën sherr mes nesh dhe tradhëtuan kauzat, sepse pazari është më I rëndësishëm se kauzat për ata. Nuk di ca të them për LSI, sondazhet po dalin çdo ditë dhe po tregojnë një rënie të tmerrshme, kjo ndoshta justifikon edhe sjelljen e sotme të presidentit të republikës. Në mënyrë konstante, Lëvizsja Socialiste për Integrim po shkon poshtë sondazheve, me të drejtë sepse njerëzit normal nuk mund të votojnë për listën e SPAK-ut, nuk mund të votojnë për listën e OFL-së. Për sa kohë ke vajtur tek buletini i PAK-ut dhe I ke marrë emrat I ke fut te lista jote zgjedhore, do të thotë që je në një dramë shumë të rëndë dhe nuk I ndihmojmë dot. Kështu që pak a shumë I qëndruan parashikimeve, njëra solli një listë krimale, tjetra solli një listë fosilesh. Ne na duhet që fillimisht të ndryshojmë veten, siç po bëjmë duke filluar nga fillimi deri në fund të listës, ndërkohë që ata do interesohen më shumë të mos I ndryshojnë gjërat dhe të ruajnë salltanetet e tyre”.
Ndërkaq, i pyetur nëse I qëndron akoma një deklarte të bërë në kohën kur Partia Sociliste ka qenë në opozitë, ku kryebashkiaku është shprehur se PD do të bëhet më mire kur të ketë zotin Basha në krye të saj, Veliaj u shpreh se i qëndron deklaratës. Duke shtuar kështu se PD është më mire në drejtimin e Lulzim Bashës që zgjohet në orën 11 se sa nën drejtimin e Saliut që zgjohej në orën 5. Kjo sipas tij është një avantazh për PS, duke e cilësuar kreun e opozitës si një bekim për ta.
“Po, i qëndroj patjetër, me zoti Basha PD është me mirë, të paktën në sytë tanë. Një njeri që zgjohet në orën 11 është shumë më mire për ne se Sali Berisha, që zgjohej në orën 5 ose në orën 6. Një njeri I cili për vite të tëra ikën nga parlamenti dhe bashkitë, sigurisht që për ne është më mire sesa Sali Berisha, që mire keq rrinte dhe luftonte aty. Për një njeri që nuk votohet as nga familja e vet sepse ka lidhur jetën me Hollandën për ne është shumë më mire për ne sesa Berisha që gjithë familjen e kishte përfshirë në politikë. Kështu që I qëndroj, Lulzim Basha për ne është një bekim I madh”.
Veliaj u ndal edhe te puan e Bashkisë Tiranë, duke theksuar se gjatë viti viti do të kemi disa zhvillime positive ne veprat publike. Pasi pritet të përfundojnë 40 shkolla të reja, hyrja te rreth rrotullimi te Shqiponja që opozita e bllokoj për 3 vite apo edhe transformimi I Piramidës në një qëndër për IT.