Erion Veliaj: Nga sot Sarajet e Toptanëve i kalojnë bashkisë. 2.5 milionë dollarë për pronarët

Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka publikuar vendimin e qeverisë që i kalon Bashkisë ndërtesën e Sarajeve të Toptanëve dhe shton se kjo pronë do të përdoret si muze i qytetit dhe do të evokojë traditën si dhe historinë diplomatike.

Veliaj thotë se bashkia e Tiranës do t’u paguajë pronarëve 2.5 mln dollarë për ndërtesën monument kulture.

“Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndërtesa e Sarajeve është pronë e Bashkisë së Tiranës si muze i qytetit që do evokojë traditën, si dhe historinë diplomatike. Bashkia e Tiranës u paguan 2.5mln USD pronarëve për ndertesën monument kulture, një precedent historik!’- shkruan Veliaj.

SHKARKO APP