Erion Veliaj: Prokuroria kërkoi zhvendosjen e autobusit në Lanë, do të rikthehet si instalacion
Autobusi që u aksidentua në Lanë para disa ditësh është zhvendosur përkohësisht me kërkesë të Prokurorisë, por Erion Veliaj thotë se do të rikthehet sërish si instalacion.
Postimi i Veliajt në Facebook:
Me kërkesë të prokurorisë që po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike në garazh/terren 🚍.
Mjeti u spostua mbrëmë! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty si instalacion për kujdesin në qarkullim.🚸
Fundjavë të mbarë! 🙏🏻