Erion Veliaj si “pastrues”: Në mbrëmje Tirana do të jetë më e pastër

 

Erion Veliaj po mban fjalen. Nis aksioni i ndërmarrë nga bashkia për pastrimin e kryeqytetit. Qindra vullnetarë janë angazhuar në aksionin e gjerë për pastrimin e Tiranës e bashkë me ta edhe administrata e bashkisë, ushtria dhe shoqëria civile.

Aksioni u paralajmërua një muaj më parë nga kreu i bashkisë Erion Veliaj i cili sot është edhe vetë në krye të këtij aksioni, që ka nisur në Farkë e do vijojë të ndjekë grupet në terren në njësinë numër 8, e më pas te njësia numër 4. Gjitashtu në terren janë edhe nënkryetarët e bashkisë dhe 24 administratorët.

Nga Farka Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që secili të japë kontributin e vet, që në mbrëmje të kemi një Tiranë të pastër.

Veliaj: “Secili te japë kontribut në lagjen e tij, të angazhohet të paktën një orë. Do t’i përdorim të gjitha mjetet gjobat, kompanitë e pastrimit. Sot në mbrëmje Tirana do të jetë më e pastër”

Aksionit qytetar për pastrimin e Tiranës i bashkohen edhe 8 gra të cilat vuajnë dënimin në  IEVP ‘Ali Demi’.

SHKARKO APP