Erion Veliaj zbulon muralen e mrekullueshme të Ismail Kadaresë: E gjeni dot se ku po realizohet?
Argjentinasi Maximiliano Bagnasco, i konsideruar si një nga muralistët më të mirë në botë, po pikturon shkrimtarin tonë madh, Ismail Kadare, në fasadën e një ndërtese tek ish-stacioni i trenit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar pamjet duke “sfiduar” ndjekësit të gjejnë se ku po realizohet kjo murale e mrekullueshme.
“E gjeni dot se ku po realizohet kjo murale e mrekullueshme e Ismail Kadaresë në Tiranë? Ky është edicioni i 6️⃣ i “Mural Fest” në Tiranë, organizuar nga Dekor Tirana. Këtë vit, tematika është “inteligjenca artificiale”, dhe 80% e artistëve janë vajza“, shkruan Veliaj në postimin e tij.