Erion Veliaj:Do të shembim restorantin e Xhoana Nanos tek stadiumi “Dinamo”

 

Më në fund  Erion Veliaj paralajmëron prishjen e restorantit të Xhoana Nanos. Në Top Story ai tha se aksioni në njësinë nr. 5 do të vazhdojë, edhe me prishjen e restorantit në pronësi të bashkëshortes së ish­­ kryeministrit Fatos Nano. Sipas Veliajt, pak rëndësi ka kush drekon në atë restorant. Ai tha se është konfirmuar se objekti është pa leje dhe për pasojë do të shembet. “Jemi treguar të kujdesshëm për të respektuar të gjitha afatet ligjore. Fillimisht restorant “Pulëbardhës” tek stadiumi “Selman Stermasi”, i është kërkuar që të heqë të gjitha barrierat në rrugë, i është kërkuar gjithë dokumentacioni dhe pasi është verifikuar, ai është një ndërtim pa leje. Sigurisht që do shembet. Klubi i Tiranës ka të drejtë nëse restoranti në fjalë do të shpëtonte nga ky aksion. Nuk më intereson se kush ishkryeministër drekon aty. Më intereson fakti që një çiban, në trup të stadiumit dhe kuzhinë, bombula gazi aty ku zhvishen lojtarët nuk mund të ketë.” –deklaroi Veliaj.

Vendimi për prishjen e restorantit luksoz të gruas se Fatos Nanos tek "Dinamo" është një akt kurajoz i kryebashkiakut të ri. Themi kurajoz sepse jemi mësuar që njërëzit e fuqishëm politikë të mos guxojë njeri t'i prekë. Nuk dihet nëse Erion Veliaj do ta mbajë fjalën në këtë pasi mund t'i ndërhyjë Kryeministri Rama për të mos zbatuar ligjin edhe në këtë rast.

 

SHKARKO APP