Eritreasit rrugës për në Babrru

20 prej 150 refugjatëve afrikanë që u bllokuan në Itali, të cilët do të strehohen në Shqipëri, ende nuk kanë mbërritur në vendin tonë.

Procedurat për ardhjen e tyre do të marrin edhe disa ditë kohë dhe sipas autoriteteve ata do të dërgohen në një nga qëndrat pritëse të azilkërkuesve në Babrru ose Karrec. Ministria e Jashtme ia bëri ofertën Italisë pak ditë më parë dhe ajo u mirëprit. Por, procedura do të ngjitet nga Ministria e Brendshme.

Në Shqipëri emigrantët në qendrat e azilkërkuesve bëjnë jetë të lirë dhe gjatë ditës mund të lëvizin. Shumica e tyre nuk kanë qëllim të qëndrojnë dhe e cilësojnë vendin tonë një trampolinë për të kaluar në vendet e Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?