Erjona Ismaili: “Hajdutë të lig, pini kafe qetë-qetë, shtëpia ime është nën ujë”

Erjona Ismaili: “Hajdutë të lig, pini kafe qetë-qetë, shtëpia ime është nën ujë”

 

Kandidatja e PS-së për këshillim Bashkiak në Vlorë ka reaguar në mënyrë fyese ndaj situatës të rëndë në të cilën qyteti i Vlorës po gjendet, nga përmbytjet. Në një postim në facebook Znj. Erjona Ismaili ka shkruar se situate në Vlorë është një fatkeqësi natyrore por që ka persona përgjegjës e që duhen ndëshkuar e dënuar.

"Refuzoj të pranoj se kjo situatë në Vlorë është natyrore, personat përgjegjës duhet të ndëshkohen ligjërisht dhe moralisht! Dëmshpërblim për çdo familje, biznes, individ! Mjaft u tallet me papërgjëshmërinë më të madhe me gjakun dhe djersën e prindërve tanë! Në faturën mujore te ujit pagova xxx leke ekstra për kanalizimet e syve të varvates me shoke, qe ju dalshin nga vendi ishalla! Hajdutë, të lig, të papërgjegjshëm, kurva"- shkruan Znj. Ismaili

Ajo akuzon dhe Nënkryetarin e Bashkisë duke u shprehur se: "Pale kur në 7-të mëngjesit (pas një natë të kaluar nën ujë) shoh një Nënkryetar Bashkie bashke me gruan (te pispillosur) duke pire qete-qete kafen e mëngjesit, ndërsa shtëpia ime notonte ne ujërat e zeza te atij, asaj dhe Vlorës! Shkurt muhabeti kërkoj një shtëpi me qera".


R.SH

SHKARKO APP