Erla Mëhilli: Ramën e kisha frikë ta intervistoja. Mes meje dhe Berishës nuk futet më njeri në mes

Dikur zëdhënëse e Sali Berishës kur ishte kryeministër, por sot Erla Mëhillin e shohim në ekran me ”Erla Now”. E ftuar në “Abc e Pasdites”, ndër të tjera ajo u pyet për Berishën.

“Në marrëdhënien time me doktorin nuk mund të më hyj askush në mes sepse kam qenë 12 vjet zëdhënësja e Sali Berishës. Dhe sigurisht që kur vjen puna për të zgjedhur Sali Berisha do më zgjedhë mua përpara se këdo tjetër”.

Për bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Ramën, ajo tha se është shumë inteligjente dhe ka një ndikim shumë të madh tek ai dhe këtë e ka vërtetuar pas një takimi që kanë pasur së fundmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbas shumë vitesh që e kam ritakuar, më saktë vjet në një drekë krejt të rastësishme mbante mend me detaje çdo gjë nga ajo kohë dhe herën e fundit kur ishim parë. Nga vitit 2012 në një aktivitet që ka qenë për 100 vjetorin e Shqipëri deri vjet kanë kaluar gjithë ato vite dhe më kishte ndjekur, më ka bërë shumë përshtypje. Realisht kur thotë kryeministri që është ana e saj më e mirë, besoj që ka, duhet të ketë një ndikim shumë të madh të ai. Mbas këtij takimi të fundit besoj Linda ka një influencë të madhe tek ai”.

Swiss Digital Mobile Reklama

A ka qenë në siklet kur ka intervistuar kryeministrin Rama? “Unë e kam intervistuar dy herë. Vjet e kisha shumë këtë frikë, por u soll në mënyrë shumë korrekte përveçse nja dy batutave që atij i shkojnë. Fakti që unë ka punuar me një kryeministër nuk e kam kompleks kur takoj ambasador, ministra apo kryeministra”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?