Ermal Hoxha u punësua tek kompania e gruas. Nuk pi më drogë

Ora News siguron arsyetimin e vendimit, 8 faqe, të gjyqtarit të Gjykatës së Fierit, ku shpjegohet përse Ermal Hoxha, një nga 11 të dënuarit e dosjes “Xibraka” duhej të kryente pjesën e mbetur të dënimit jashtë, në liri me kusht. Nipi i diktatorit Hoxha u arrestua më 14 janar 2015. Koha reale e izolimit të Ermal Hoxhës ka qenë vetëm 3 vjet e 8 muaj dhe i kishin mbetur për të kryer dhe 1.6 vite burg. Ndërkohë me vendimin e Gjykatës së Apelit Ermal Hoxha ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Kush e kërkoi lirimin e Ermal Hoxhës dhe kush ishte kundër?

Sipas dokumenteve që i janë vendosur në dispozicion gjyqtarit të gjykatës së Fierit, Piro Sota, Ermal Hoxha ishte penduar për veprën që kishte konsumuar, ishte ndërgjegjësuar dhe dënonte veprimin e tij. Jo vetëm kaq në dosje është vendosur dhe kontrata e punësimit të Ermal Hoxhës si ekonomist pranë shoqërisë Hera Company Sh.P.K. Kjo e fundit njihet si studio fotografike e bashkëshortes së tij të dytë, Rezarta Shkurta. Një tjetër argument është fakti që 43 vjeçari është babai i dy fëmijëve të mitur nga dy martesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në gjyq përfaqësuesja e I.E.V.P e Fierit dhe avokati mbrojtës kanë qenë pro lirimit por nuk ka qenë në këtë mendim prokuroria, e cila e ka kundërshtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I penduari” Ermal Hoxha

Më 11 shtator, Zyra Vendore e Sherbimit te Proves Fier me aktin “ Raport i vleresimit për të denuarin”  ka arritur në konkluzionin se riintegrimi i të dënuarit Ermal Hoxha ne shoqeri, eshte i mundshem per arsyet e meposhtme:

“a) Gjate intervistave me punonjesin e Sherbimit te Proves shprehet i penduar per vepren e konsumuar. Ai eshte ndergjegjesuar per vepren dhe denon veprimin e tij çka tregon se ky i denuar është rehabilituar dhe eshte i gatshem per t’u riintegruar ne shoqeri.

  1. b) Nga vertetimi i gjendjes gjyqesore figuron se i dënuari Ermal Hoxha nuk ka qene me pare i denuar.
  2. c) I denuari ka paraqitur edhe nje vertetim pune nga pundhenesi ku verteton se do te filloj pune ne rast te lirimit te tij, gje e cila ndihmon ne rehabilitimin e shpejt te te denuarit ne shoqeri
  3. d) I denuari nuk rezulton te kete probleme me perdorimin e alkolit apo te lendeve narkotike, faktor i cili ndikon ne procesin e riintegrimit te te denuarit ne shoqeri dhe sherben si nje faktor parandalues ne kryerjen e sjelljeve devijante re shoqeri
  4. e) 1 denuari do te kujdeset per veten dhe familjen e tij.
  5. f) Lidhur me konsultimin e dokumentave dhe materialeve te dosjes se te denuarit si dhe nga intervista me te, rezulton se i denuari ka mbeshtetjen e plote te familjes dhe te shoqerise, fakt i cili ndikon pozitivisht tek riintegrimi i te denuarit.

Punësimi tek kompania e gruas

Në dosjen e gjyqtarit është vendosur dhe një kontrate punësimi që mban datën 12.08.2018 dhe ku  rezulton se i denuari Ermal Hoxha do te punesohet me detyren e ekonomistit prane shoqerisë “Hera Company Sh.P.K”, pas periudhes se Sherbimit te Proves ne raste se lirohet nga burgimi. Si dhe fakti që ai nuk ka qenë i dënuar më përpara.

Prokurori kundër: Ermali s’u pendua. Koha e izolimit e shkurter

Prokurori ka paraqitur tre argumente ku kërkon të bindë gjykatën pse Hoxha nuk duhej liruar. Sipas prokurorisë i dënuari nuk ka paraqitur në gjykim asnjë deklaratë pendese, kërkesë falje apo të ketë bashkëpunuar me organet e drejtësisë . Gjithashtu  vihet në dukje se koha e izolimit, 3 vjet e 8 muaj,  është koha më e shkurtër e dënimit që i dënuari e ka marrë parasysh si kosto kur eshte perfshire ne organizate kriminale dhe nuk ka se si kjo mase te krijoje bindjen se eshte arritur rehabilitimi i tij

Argumentet: 1- Vertetohet se i denuari eshte denuar per vepra penale qe kryhen vetem ne kuader te nje organizate kriminale dhe grupet e strukturuar dhe nuk eshte nje veprimtari kriminale e lindur aty per aty dhe qe parashikojne marzhe denimi dhe kerkojne kohe dhe nje angazhim maksimal te organeve ligjzbatuese si forma e sofistikuar e krimit ne Republiken e Shqiperise. Nuk ka asnje prove ose te dhene qe i denuari paraqet arsye te vecante qe mundet te ligjeroje lirimin e tij para kohe dhe venien e tij ne prove pasi keto veprimtari kriminale me sofisitikimin e menyres sesi kryhen nuk japin asnjehere garanci se personat e perfshire ne kete lloj krimesh dhe bashkepunime te til la rehabilitohen dhe eshte e mundur parandalimi tyre me mas a alternative dhe jo ndeshkuese. Perkundrazi praktika ka treguar se personat e denuar per kelo vepra penale jo vetem qe nuk rehabilitohen por perfshihen ne krime me te renda pas vuajtjes se denimit kur eshte bere e mundur denimit tyre.

– I denuari nuk paraqiti ne gjykim asnje deklarate ku te tregoj pendim per veprimet e kryera dhe kerkoj falje, nuk ka bashkepunuar ne asnje moment me organet e drejtesise dhe as kryer ndonje veprime tjeter qe mundet te krijonin bindjen se me punen dhe dhe qendrimin e tij eshte arritur rehabilitimi tij dhe per pasoje nuk provohet as ky kusht ose kriter i vendosur nga neni 64 K.Penal

Nje fakt tjeter qe nuk te krijon bindjen se i denuari me punen dhe masen e denimit qe ka vuajtur eshte arritur qellimit per rehablitim eshte se rezulton se i denuari eshte arrestuar ne date 16.01.2015 dhe aktualisht ka qendruar ne izolim prej 3 vjet e 8 muaj. Pikerisht kjo mase e vuajtur ne izolim per veprat penale per te cilat ai eshte denuar nuk tregon nje kohe te madhe denimi dhe qe mundet te beje te reflektoj ate por thjesht eshte nje koha me e shkurter e mundur e denimit qe i denuari e kamarre parasysh si kosto kur eshte perfshire ne organizate kriminale dhe nuk ka se si kjo mase te krijoje bindjen se eshte arritur rehabilitimi i tij.

Intepretimi i gjykatës

Por gjykata i ka gjetur të pabazuara kundershtimet e prokurorit.

Sa i takon pikës së tretë te prokurorise gjyqtari argumenton “Ne paragrafin e pare te nenit 64 te K.Penal ligjvenesi nuk kerkon qe i denuari te kete vuajtur nje “kohe te madhe denimi”, por e ka lidhur ate me nje periudhe te caktuar kohe ne raport me sanksionet qe parashikojne veprat penale per te cilat ai eshte denuar.

“Ne rastin konkret kerkuesi ka vuajtur me shume se tre te katertat e denimit te dhene dhe me punen dhe sjelljen e tij gjate periudhes se burgimit ka treguar se i‘a ka arritur qellimit te edukimit te tij” thuhet në vendim

Po kështu gjykata ka vlerësuar se nga dokumentet në dosje është vlerësuar se Ermal Hoxha është perfshire ne veprimtari punesimi ne institucion

“Si arsye te vecante ne kuptim te nenit 64 te K.Penal, gjykata perveç sa me siper merr parasysh edhe gjendjen familjare te kerkuesit ku nga martesa e pare ka nje femi te mitur, R.. Hoxha te dt.lindjes 16.10.2000. ndersa nga martesa e dyte ka nje femi tjeter te mitur, H… Hoxha e dt.lindjes 23.10 2013” thuhet në vendim

Në fund gjykata arrin ne perfundimin se kerkesa e Ermal Hoxhës eshte plotesisht e bazuar ne prova dhe ne ligj dhe si e tille ajo duhet te pranohet duke u urdheruar pezullimi i ekzekutimit te pjeses se mbetur te denimit prej 1 vit 6 muaj burgim, me kusht që gjate nje afati prove te barabarte me pjesen e mbetur te denimit, i denuari Ermal Hoxha te mbaje kontakte me Zyren Vendore te Sherbimit te Proves dhe te mos kryej asnje veper tjeter penale. Po kështu gjykata çmon qe te jap ndaj kerkuesit detyrimin e parashikuar ne piken 9 te nenit 60 te K.Penal ku gjate kohes se proves kerkuesi te mos shoqerohet me persona te denuar.

Aritmetika me ditët e burgut

Me vendimin nr.69 dt.l 1.07.2017 te Gjykates se Krimeve te Renda Tirane, lene ne fuqi me vendimin nr.93. d t.l5.11.2017 te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda Tirane, Ermal Hoxha eshte deklaruar fajtor, dhe denuar me 6 vjet e 8 muaj burgim per veprat penale te parashikuara nga nenet 283/1, 284-c-l, 334-1 dhe 33-a-2 te K.Penal si dhe 406-1 i K.Pr.P. Llogaritja e vuajtjes se denimit ka filluar nga dita e arrestimit dt. 15.01.2015. Deri më datën 20 korrik 2018 kishte vuajtur 3 vjet e 6 muaj e 5 dite burgim. Me kohën e paraburgimit kishte fituar 1 vit e 5 muaj burgim. Me aktivizim pune i janë ulur 1 muaj e 2 ditë burgim. Nga dënimi i dhënë ka kryer gjithsej 5 vite e 7 ditë burgim. Në ditën e marrjes se këtij vendimi (13 shtator) të denuarit Ermal Hoxha i mbeten për të vuajtur edhe 1 vit 6 muaj e burgim.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?