Ermal Mamaqi: Fjala e fundit e Florit ishte “Do fluturoj tek Zoti”. Zoti pastë mëshirë për ata që s’të lanë në rrugë të drejtë

Ai thotë se fjalët e fundit të Florit kanë qenë, “do fluturoj tek Zoti”.

Sot futa ne dhe mikun tim të ngushtë.

Ai dje ka takuar Zotin. Dukej i qetë,sikur flinte…

Swiss Digital Desktop Reklama

E përcollem duke kënduar…duke duartrokitur…

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjala e tij e fundit ishte “Do fluturoj tek Zoti”

Faleminderit per këngët me te cilat u rritem.

Faleminderit për tekstet që na frymëzuan.

Faleminderit per dashurinë që dhe.

Zoti pastë mëshirë për ne.

Zoti pastë mëshirë për ata qe bënë cdo gjë për mos të të lënë në rrugë të drejtë.

Zoti pastë mëshirë per ata që nuk pyeten kurrë si je,ndersa dje nuk lane fjalë te bukur pa thënë.

Jam krenar per ty.

Jam i bekuar që jetuam bashkë,

qe luftuam bashkë,

qe kenduam bashkë.

Shko ne paqe miku im.

Do kujdesemi ne për Blerinen,Kaltrinen dhe Danielin.

Ti kujdesu që të më ruash një vënd atje lart.

Do ti këndojmë bashkë përsëri Zotit këngë adhurimi.

Do mbetesh përherë pranë meje në çdo notë, në çdo këngë, në çdo skenë.

Lamtumirë Flor…”, shkruan këngëtari./b.l

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?