Ermonela Felaj “të këput shpirtin”: Edi Rama, lideri që admiroja
Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re”, ku ka treguar më shumë për njohjen e saj me kryeministrin Edi Rama.
Felaj ka thënë se takimi i tyre i parë është shoqëruar me një dialog të shkurtër, teksa ka shtuar se Rama është një suportues i jashtëzakonshëm.
“Kur unë kam hyrë në politikë nuk kam hyrë për shkak të lidhjeve dhe njohjeve. Kryeministri e thotë shpesh që unë jam futur në politikë kur nuk më njihte. Takimi ynë i parë nuk ka pasur shumë fjalë. Ka qenë një dialog i thjeshtë, sigurisht që unë shkoja e emocionuar jo për faktin që takoja Edi Ramën kryetarin e opozitës, por sepse gjendesha në një seli politike për herë të parë, përpara një lideri që e admiroja për personalitetin e tij, për qasjen e tij. E gjendur përballë tij, unë kam thënë vetëm “Nuk mund të them shumë gjëra për veten, sepse besoj se koha do të na tregojë secilin se kush jemi”.
Vlerësoj faktin që Edi Rama është një suportues i jashtëzakonshëm. Të gjithë të rinjve, njerëzve të mirëshkolluar u jep shumë besim dhe kjo është një garanci shumë e mirë për të rinjtë”, ka thënë Felaj.