Erozion masiv në Shëngjin, deti fiton çdo vit betejën me tokën

Dora e njeriut ka ndikuar së tepërmi në fenomenin e erozionit, pasi shpyllëzimet kanë sjellë që shumë banorëve t’u rrezikohen shtëpitë pranë zonave begdetare.

Erozioni është masuv në Shëngjin. Deti po përparon në drejtim të tokës në mënyrë aggressive. Banorët e zonës tregojnë se vitet e fundit deti ka përparuar me afërsisht 70 metra. Autoritetet përkatëse shqiptare duhet të marrin sa më parë masa, në mënyrë që bregdeti i Shëngjinit të mos humbasë. Situata në Shëngjin është bërë gati e frikshme.

Muri prej betoni i një ndërtese buzë detit tregon fare qartë betejën që deti bën me tokën. Në 5 vitet e fundit deti ka përparuar drejt sipërfaqes së tokës me rreth 70 metra. Kjo, si pasojë e mungesës së skalierave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deti po pushton me shpejtësi sipërfaqe të tëra toke. Nëse ndërhyrjet e qeverisë vonohet edhe për pak kohë, një gjë është e sigurt, bregdeti i Shëngjinit nuk do të ekzistojë më.

Swiss Digital Mobile Reklama
Erozioni në Shëngjin, deti po fiton betejën me tokën - Top Channel Albania - News - Lajme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?