Ervin Bushati: S’ka problem nëse digjet Shkodra. S’u bë nami se u shtynë negociatat

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një lidhje telefonike për RTV Ora u shpreh se përplasja e qytetarëve dhe zjarrëvënia e materialeve zgjedhore në Shkodër është e provokuar nga forcat politike.

Ai tha se PS nuk ka asnjë problem me PS atë që po ndodh në Shkodër, si dhe i kërkoi gazetares Sonila Meço që të mos ta bënin kaq alarmante atë që po ndodh në Shkodër. Sipas tij, përplasjet me policinë dhe zjarri në qendrat e KZAZ janë normale.

Lidhur me negociatat, Bushati tha se nuk është ndonjë hata e madhe se u shtynë në muajin tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk më duket porpocional reagimi që juve ju duket i drejtë. Këto skena dhune nuk duhet të jenë reagimi normal i një vendi që është drejt integrimit. Nuk janë gjysma e bashkive janë vetëm 25%. Ky reagim është provokuar nga forcat politike. Sot kemi pasur një vendim pozitiv të KE. KE e ka quajtur progres pozitiv të progresit që ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia. Ne e kemi bërë atë që është kërkuar”,- deklaroi Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?