Ervin Goci: Protesta e 2 marsit një shpresë për të pohuar që ne kemi një sistem të falimentuar

Pedagogu Ervin Goci i ftuar në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia në TV Ora, ëhstë shprehur se do të jetë në protestën e 2 marsit të thirrur nga Meta.

Ai është shprehur se kjo protestë nuk është një protestë për presidentin, Metën, apo për ndonjë parti, por është një shpresë për të pohuar që ne kemi një sistem të falimentuar.

Ervin Goci: Protesta e 2 marsit, partitë politike, me atë status që kanë, janë totalisht në kosh të plehrave. Protesta e 2 marsit është një protestë kushtetuese, sigurisht për disa veprime konkrete që ka bërë një mazhorancë, që në fund fare flet për një sistem politik që prodhon një mazhorancë të tillë. Po të ishte në rregull sistemi politik, nuk do të kishim në pushtet një Edi Rama. 

Protesta e 2 marsit, duam s’duam ne, kushdo që shkon atje, duhet të dijë që në protestë nuk po shkon as për presidentin si institucion, as për Ilir Metën, nuk po shkon as për një parti, është një protestë e cila është një lëngim, por është një shpresë për të pohuar që ne kemi një sistem të falimentuar dhe që duhet ndërtuar një sistem i ri totalisht i ri, me vlera të reja dhe ku qytetari është në qendër. Unë kështu e shoh protestën e 2 marsit. Presidenti është duke e lënë detyrën dhe është duke bërë thirrje për protestë që është e pazakontë, por më thoni se çfarë është e pazakontë në Shqipëri. Për mua bën shumë mirë presidenti. 

SHKARKO APP