Ervin Goci thirrje për protesta çdo ditë: Rama autokrat kamikaz

Në podiumin e vendosur në protestën e zhvilluar këtë pasdite u ngjit dhe aktivisti dhe pedagogu i gazetarisë Ervin Goci i cili e ka ndjekur çështjen e teatrit prej 2 vitesh.

Ai e bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike e aktivistëve që të vijojnë me protesta teksa e ka quajtur Ramën autokrat kamikaz.

Goci: Unë shoh vetëm diçka. Kaq njerëz sa janë këtu, mund të futen dhe ta marrin lehtësisht atë sheshin aty. Ne nuk duam dhe s’kemi menduar kurrë për dhunë. Kam një apel për ata që do të duan shtypin qytetarët. Jam shumë i sigurt se në ditën e parë që do të nisin punimet, unë do të jem i pari këtu. Do vi të çaj hekurat. Do vijmë do të çajmë hekurat dhe nuk do të lejojmë që këtu të vendosin asnjë tullë të projektit kriminal që këta duan të vendosin me paratë e pista. Ne e dimë shumë mirë që këtu protesta mund të vazhdojë nëse do të ketë një bashkëpunim midis qytetarëve dhe partive politike që duan të mirën e Shqipërisë. Nuk ka alternativë tjetër. 

Pas kësaj, unë pres që institucionet të fillojnë të shikojnë drejtpërdrejtë hallet e njerëzve. Mos kini merak, kemi energji pafund. Këta janë shqiptarët që mund ta çojnë Shqipërinë përpara, jo ata fytyra të vrenjtura që godasin me thikë të pabesë. Reagimet e BE-së ishin në nivele skandaloze sepse ka ndodhur kthesa e madhe. Europa me Teatrin Kombëtar ka kuptuar se ka ushqyer një autokrat kamikaz i cili është gati të zhdukë zërin tonë. Prandaj ne kemi kauzën, sheshin qytetarët dhe gjithë ato iniciativa që luftojnë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë.

SHKARKO APP