Ervin Salianji: Basha dhe Alibeaj nuk do të vijnë më në PD, pasi ata i shërbejnë Ramës
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Ervin Salianji thotë se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk do t’i bashkohen PD-së, sepse nuk e kanë këtë qëllim. Komentet Salianji i bëri teksa ishte i ftuar në ”Euronews Albania”, ku tha se që të bëhesh pjesë e PD-së, fillimisht duhet të jesh në opozitë, që sipas tij, Basha dhe Alibeaj nuk janë.
“Demokratët janë në shtëpinë e vetë. Duhet të krijohen të gjitha kushtet që jo vetëm deputetët, por të gjithë drejtuesit e niveleve më të ulëta të përfshihen në strukturat e PD.
Basha dhe Alibeaj nuk vijnë në PD. Duhet që nuk kanë këtë qellim. Duhet të jesh në opozitë njëherë që të vish. Nuk janë në opozitë. E kanë bërë të qartë qëndrimin.
Doli tha që unë do të vazhdoj t’i shërbej Ramës. Që të bësh parti duhet të kesh të gjithë elementët që përbëjnë parti politike, por këta njerëz nuk përbëjnë parti”, tha Salianji.