Ervin Salianji: Kuvendi është me 18, ai me 11 është miting

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shpreh bindje se në datën 18 dhjetor do të zhvillohet Kuvendi i vetëm i PD-së. Kurse për 11 dhjetorin që është data që Sali Berisha ka thirrur Kuvendin me 4200 firmat e anëtarëve, ai e quan miting.

“Ka vetëm një Kuvend, pavarësisht se ka një tollovi të krijuar nga Sali Berisha për mitingun e tij. Në mitingje mund të shkojë kushdo që kërkon të bëjë betejë me SHBA-në për interes personal të Berishës, ndërkohë që Kryesia e PD-së ishte unanime në mbështetje të Kuvendit në 18 dhjeto.

Procedura është thelbësore: nëse unë kam 5200 firma dhe i depozitoj te dikush që i njoh, kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet të kalojnë përmes procedurave. Të mos kesh besim te institucioni, nuk do të thotë se nuk e njeh atë.

Firmat duhet të verifikohen, pastaj kalojnë në Kryesi dhe në fund merret vendimi për një datë. Ndryshe, gjithësecili përcakton datën e vet. Data 11 është përcaktuar në mënyrë të njëanshme, me vullnet personal”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP