Ervin Salianji nga Korça: Ulje e TVSH-së në 6% për të ulur çmimin e produkteve të shportës
Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaron se qytetarët janë të “ngopur” me debate politike dhe të zhytur në pasiguri për atë që ky mandat i tretë i kësaj shumice ilegjitime po paralajmëron. Sipas tij, pa mbushur një muaj që kanë hyrë në zyra çmimi i bukës i rritur me 20 lekë, çmimet e shportës vazhdojnë rriten, nafta, gazi dhe gjithçka tjetër po pësojnë rritje.
Ai deklaroi në një takim me qytetarët në Korçë se PD do të propozojë në Kuvend uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% në 6% gjë që do të sjellë uljen e çmimeve të produkteve të shportës.
“Çdo javë me qytetarët!
Qytetarët janë të “ngopur” me debate politike dhe zhytur në pasiguri për atë që ky mandat i tretë i kësaj shumice ilegjitime po paralajmëron! Pa mbushur ende një muaj që kanë hyrë në zyra dhe shikoni çfarë po ndodh: çmimi i bukës i rritur me 20 lekë, çmimet e shportës vazhdojnë rriten, nafta, gazi dhe gjithçka tjetër po pësojnë rritje! Ata që kanë përgjegjësi heshtin! Isha sot në Korçë për të prezantuar tek qytetarët propozimin e PD për uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% në 6%. Thënë më thjeshtë: vaj, sheqeri, miell, oriz, makarona, kripë, kos, qumësht, bukë dhe ujë, me çmime më të lira si pasojë e uljes së TVSH-së. Ky do të jetë propozimi që do mbrojmë më fortë në Kuvend sepse ky ndikon drejtpërdrejt në ekonomitë e familjeve tuaja!
Diferencën në politikë e bëjnë aktet! Koha do të tregojë më shume!”, deklaron Salianji.