Ervin Salianji skualifikohet/Evi Kokalari sfidon Berishën: Do të kandidoj përballë teje për kryetare e PD!
Në 23 maj anëtarësia e Partisë Demokratike është thirrur për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë. Por Ervin Salianjin që synon të kandidojë për kryetar të PD-së, e ka skualifikuar Berisha duke deklaruar se “ai është vetpërjashtuar nga PD”. Ish-deputeti thotë se nuk jam larguar nga PD, por duhet të jem në kandidim. Me sa duket fatin e tij në PD e ka përcaktuar Berisha! Ervin Salianji vazhdon takimet me demokratët e ku sallat mbushen, por selia Blu nuk e njeh si demokrat!
Si të mos mjaftonte telashet me ish-deputetin, ka dalë një emër tjetër sfidant për Berishën. Evi Kokalari, një bashkë-udhëtare e Sali Berishës në fillimet e ‘Rithemelimit’ kur luftohej për t’i marrë partinë Lulzim Bashës, ka shpallur kandidaturën për kryetare.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kokalari teksa thekson se emri i saj figuron në Gjykatë si një nga themelueset e ‘Rithemelimit’, ka paralajmëruar Berishën se çdo vjedhje dhe manipulim vote në garën e 23 majit, do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan.
Reagimi i Kokalarit:
Sali Berisha, të lutem shto emrin tim për kandidaturë kundrejt teje në zgjedhjet e 23 Majit.
Si kujtesë, emri im figuron në gjykatë si një nga themelueset e rithemelimit, që u bë shkas për marrjen e PD-së nga Lulzim Basha.
Në fakt, duhet theksuar se jam bashkëthemeluese e Rithemelimit me ty.
Çdo manipulim vote, të premtoj që do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan.
Nga ana tjetët anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se nuk ka “kandidatura që deri sot të jenë shpallur, të kenë shpallur ambicie, të kenë shpallur një vizion, një platformë përveç asaj të doktor Sali Berishës” për kreun e PD-së.
“Kryetari patjetër që është organi më i rëndësishëm ndoshta i Partisë Demokratike. Partia në vetvete vendoset dhe fillon nga data 6 qershor sepse Kuvendi cakton Këshillin. Këshilli pastaj cakton Kryesinë, nënkryetarët, sekretariatet, të gjithë pjesën organizative. Unë s’e di të ketë kandidatura që deri sot të jenë shpallur, të kenë shpallur ambicie, të kenë shpallur një vizion, një platformë përveç asaj të doktor Sali Berishës. S’di të ketë tjetër. Nëqoftëse ka tjetër, do ta presim të na shfaqet”, – u shpreh Alimehmeti.






Sali Berisha dhe Evi Kokalari kur ishin bashkë kundër Bashës
KOHA JONË SONDAZH

