Ervis Martinaj, një emër i lidhur edhe me vrasjen e Artan Santos

 

Vrasja e ndodhur në parkingun e një nga lokaleve të njohur në Linzë, është kryer nga persona me precedentë të rëndë kriminal, por që në shumë raste kanë përfituar nga hapësirat ligjore.

Në mesin e të shpallurve në kërkim është edhe 33 vjeçari Ervis Martinaj, i lindur në Burrel dhe me banim në zonën e Laçit.Martinaj njihet edhe si një nga personat që në disa zona të kryeqytetit dhe rretheve ka aktivitet në biznesin e lojrave të fatit.Veprimtari për të cilën është proceduar disa herë penalisht për vepra të ndryshme penale në këtë fushë.Sipas skedarit të policisë, Ervis Martinaj është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi është hetuar për vepra të rënda penale, por deri më tani është poceduar e dënuar për vepra të lehta.

Hetuesit thonë se emri i tij është lakuar në disa vrasje ende të pazbardhura.Mes tyre, vrasja e Elvis Doçit, e ndodhur në tetor të 2013, vetëm pak ditë para nisjes së operacionit të policisë “Marrëzia e fundit” ku u bllokuan mijëra makineta të lojrave të fatit.

Në atë kohë, dyshohej se Doçi kishte dijeni për operacionin që do të ndërrmerrte policia në luftën kundër paligjshmërisë së lojrave të fatit.

Policia dhe prokuroria, bazuar në këto informacione ka hetuar për disa muaj Martinajn për këtë ngjarje, por që nuk është arritur të gjendet asnjë provë që implikonte 33 vjeçarin.Emri i Ervis Martinajt është përfolur edhe për ngjarjen ku mbeti i vrarë bankieri Artan Santo, raporton ABC News.Policia thotë se pas informacioneve operative, dyshohet se motori që u përdor nga vrasësit e Santos ishte fshehur në magazinat e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe.

Bazuar në këtë informacion, efektivët e ndërhyrjes së shpejtë më 27 qershor 2014, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në magazinat e tij, ku u gjetën dy skafandra që më pas rezultuan se nuk ishin të njëjta.

Ndërkohë në magazine u gjetën dhe sekuestruan shumë makineta të lojrave të fatit.Për organizimin e paligjshëm të lojrave të fatit, prokuroria e ka proceduar dhe dënuar disa herë Martinajn, i cili është edhe në process gjyqësor pranë Gjykatës së Tiranës.

Gjatë vitit 2014 Martinaj është dënuar dy herë po për të njejtën vepër penale me gjoba, nga 60 deri 200 mijë lekë të reja.Edhe shokët e tij, Emiljano Nina rezulton i dënuar për vjedhje duke mos përjashtuar të kaluarën kriminale edhe për personat e tjerë të përfshirë në këtë vrasje, Mirsad Kuçanaj, Bujar Hasani e Oliver Gjoka.

Ashtu siç ishte edhe viktima i shpallur në kërkim Enton Nikaj i dënuar me 14 vjet burg për vrasje.

(TEMA)

SHKARKO APP