Esat Dushaj në sallën e gjyqit, për vrasjen e vëllezërve Shkambi

 

Rruga përballë Gjykatës së Shkodrës u bllokua nga policia, gjatë transportit të Esat Dushajt. Vrasësi i dy vëllezërve Shkambi u shoqërua nga dhjetëra policë, që ruanin çdo lëvizje gjatë kohës së shoqërimit në sallën e gjyqit. Policia i druhet hakmarrjes për shkak të vrasjes, që kreu Dushaj.

Dushaj mbërriti mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër rreth orës 09:30 dhe pritet që për të, të caktohet masa e sigurisë “burg pa afat”. Pasi u dorëzua në polici, Dushaj tha se nuk ishte penduar për vrasjen.

SHKARKO APP