Escobar reagon ashpër: Yuri Kim është vendosur nën sulm personal, ajo përfaqëson SHBA-në

“Disa nga ambasadorët amerikanë në rajon janë vënë nën sulm personal”,-tha zyrtari i lartë i SHBA-ve Gabriel Escobar. Për të kjo është një gjë e pajustifikuar dhe nuk ka të bëje me çështje personale por çështje politikash. Po ashtu Escobar tha edhe se ambasadorja Yuri Kim është një nga më të mirët të Shërbimit të Jashtëm që shërben në Shqipëri dhe sulmet ndaj saj janë profesionale.

”Të gjithë ata po veprojnë në përputhje me vlerat dhe politikat tona. Dhe është për të ardhur keq që disa nga Ambasadorët tanë në rajon janë vënë nën sulm personal. Para së gjithash, mendoj se është e pajustifikuar. Por së dyti, mendoj se është gjithashtu jodiplomatike, sepse ajo që po bën Ambasadorja jonë është pikërisht ajo që Sekretari dëshiron të bëjë. Nuk është diçka personale. Është çështje politikash.

Mendoj se të gjithë duhet ta njohin këtë. Dhe në fakt, nëse do të më duhej të shtoja një opinion personal, ne kemi një nga Ambasadorët më të mirë të Shërbimit të Jashtëm që shërben në Shqipëri. Pra, nuk është një çështje personale. Është diçka profesionale”.

SHKARKO APP