Escobar: Shpallje ”non-grata” edhe për kompanitë që mbështesin liderët

I dërguari special i presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se do të ndëshkohen me ”non-grata” dhe sanksione ekonomike jo vetëm liderët, por edhe kompanitë që i mbështesin.

”Sanksionet zbatohen për individë dhe politikanë që duhet të jenë personalisht të përgjegjshëm. Ne i kemi këto akte të gatshme në tavolinë të shoqëruara me mjete, sanksione ekonomike që mund të vendosen kundër liderëve, por edhe ndaj atyre kompanive që i mbështesin ata”.

Escobar ka vijuar vizitën në Malin e Zi ku vazhdon përshkallëzimi i krizës qeveritare dhe mosmarrëveshjet në radhët e shumicës dhe po shtohen zërat për krijimin e një qeverie teknike, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

SHKARKO APP