Është “bombë”, në Shqipëri mbërrin droga Bonzai

Bonzai është një kanabis sintetik që ka hyrë frikshëm në vendin tonë. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, thotë se bëhet fjalë për një lëndë narkotike të eksportuar nga Holanda dhe Belgjika, që ka sjellë shumë viktima.

Këto lëndë krijojnë probleme në shëndetin mendor, probleme me zemrën dhe në veshka. Sofa e përcakton si një “bombë”, pasi ka shkallë rreziku shumë të madh për rininë. Problemi qëndron se është e vështirë për t’u zbuluar nëpërmjet gjakut dhe urinës, pasi kjo drogë ka produkte që ndryshohen shpesh.

Sipas ekspertit, kjo lëndë është më e rrezikshme sesa kanabisi, pasi është një produkt që prodhohet në laborator. Nuk është thjesht bima që ti e merr nga natyra.

Bonzai ka joshur trafikantët për ta shpërndarë mes përdoruesve pasi është një drogë e re që kushton shumë më lirë se heroina dhe pasojat vdekjeprurëse të saj nuk njihen nga shumica e përdoruesve të cilët gënjehen nga dukja dhe mendojnë se po tymosin vetëm hashashin e zakonshem.

SHKARKO APP