Është deputetja më e vjetër e parlamentit shqiptar, ja sa vjeç mbush sot Luljeta Bozo

Luljeta Bozo, deputetja më e vjetër e parlamentit të Shqipërisë feston sot ditën e lindjes.

Bozo mbush këtë 2 Tetor 79-vjeçe, e megjithatë mosha nuk e ka detyruar ish-profesoreshën e Inxhinierisë së Ndërtimit të dalë në pension. Ajo do të përfaqësoje qytetarët e Tiranës gjatë legjislaturën parlamentare 2021-2025.

Luljeta Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Gjatë gjithë karrierës e saj në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, Bozo ka botuar 33 libra profesionlë se dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965 ku ka përfunduar edhe doktoraturën në vitin 1989. Përgjatë gjithë karrierës së saj ajo ka qenë e angazhuar në sferën akademike, duke numëruar 52 vite në pedagogji ku prej vitit 1994 mban titullin profesor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?