“Është e vetmja vaksinë që kemi”, ndriçohet kulla në Milano nga fjalët: Rrini në shtëpi

Italia është më e prekura nga Covid-19 në Europë. Rastet me të infektuar po shtohen dhe numri i atyre që kanë humbur jetën nga ky virus është i madh.

Në kullën ‘Pirellone’ në Milano u ndezën dritat dhe aty shkruhen fjalët:

Rrini në shtëpi.

Kryetari i asamblesë së Lombardisë Alessandro Fermi, lidhur me këtë gjë ka shkruar në Facebook:

Deri më sot kjo është e vetmja vaksinë që kemi.

Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë edhe në vendin tonë. Po ashtu vazhdojnë thirrjet për të respektuar në mënyrë rigoroze dhe rregullat e higjenës personale.

Rastet më të infektuar po rriten edhe në Gjermani. Kurse nga BE u morr vendimi për të mbyllur kufinjtë për 30 ditë.

SHKARKO APP