“Është ende shumë herët”, OBSH paralajmëron vendet që po zbusin masat kundër Coronës: Të përforcohen në tri fusha
Edhe pse nga disa vende evropiane po vijnë sinjale pozitive Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon ta konsiderojë situatën në Evropë si “shumë shqetësuese”.
Zyra Rajonale Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron prej heqjes së përshpejtuar të masave mbrojtëse për Coronën në Evropë. Megjithë “sinjalet pozitive” nga disa vende, është ende shumë herët për të folur për suksese, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge. “Kjo nuk është koha për zbutjen e masave”. Në vend të kësaj duhet të “dyfishohen dhe trefishohen” përpjekjet për të kufizimin e virusit.
Situata në Evropë ende shumë shqetësuese
Kluge tha në konferencën e tij javore për shtyp se në lidhje me krizën e Coronës situata në Evropë është ende “shumë shqetësuese”. Ai bëri thirrje që masat të përforcohen në tri fusha: mbrojtjen e punonjësve të shëndetësisë, ndarjen e njerëzve të shëndetshëm prej atyre që dyshohet se jane infektuar dhe komunikimin me popullatën. Për këtë duhet që shtetet të bashkëpunojnë edhe më afër: “Një vend nuk mund ta luftojë ose ta ndalojë i vetëm Covid-19” – tha ai.
Gjermania, Austria, Norvegjia dhe Danimarka kanë njoftuar se do të lehtësojnë gradualisht masat kufizuese që kishin marrë për të frenuar pandeminë e virusit Corona./DW