Është lëkundur aleanca me Metën? Sali Berisha tregon sesi është raporti
“Marrëdhënia me Ilir Metën mbetet e palëkundur”,-tha Sali Berisha. I pyetur rreth thirrjeve për protesta të bëra nga aleati i tij, Ilir Meta deklaroi se opozita duhet të bëjë gjithçka, por shtoi se edhe qytetarët duhet të bëjnë gjithçka që të jetojnë me dinjitet.
Po ashtu Sali Berisha deklaroi sot se Meta mbetet entuziast për detyrimin që ka opozita për të rikthyer votën e lirë.
“Ky është proces reflektimi i gjithë aktorëve. Opozita ka bërë protesta, pa diskutim që do të bëjë protesta por është shumë e rëndësishme të kuptojmë se edhe vetë shoqëria duhet të reagojë. Të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëse duan të jetojnë si qytetar të lirë të paintimidueshëm që nuk e meritojnë t’u kontrollohet vota as nga shefat e administratës ku punojnë dhe as nga policisë”, deklaroi Meta pasditen e së enjtes.