”Është në gjumë”, Basha-Ramës: Lëri alibitë dhe të nisë menjëherë puna për komisionin e Reformës Zgjedhore

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama e ironizoi për gjumin, Lulzim Basha iu përgjigj duke i quajtur alibi deklaratat për reformën zgjedhore dhe kërkoi nisjen menjëherë nga puna të komisionit të kësaj reforme.

”Alibitë kanë rënë dhe sot thirrja ime në emër të PD është komisioni i Reformës Zgjedhore të nisë menjëherë nga puna. Ky nuk do të jetë vit alibish, ky nuk do të jetë vit alibish. PS të lërë mënjanë çdo alibi, por për t’i dhënë shqiptarëve një kod zgjedhor në përputhje me pritshmëritë e tyre”,-tha Basha. Për të spektri opozitar është i plotësuar në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore dhe propozimet, sipas tij janë shteruese

”Kryeministri iu kthye lojës së vjetër të krijimit të alibive. Për një kohë të gjatë ka përdorur gjendjen e opozitës dhe faktorë të veçantë të opozitës për t’i ikur përgjegjësive të shumta. Në raport me reformën zgjedhore kjo alibi nuk pi ujë. Ka një komision të reformës zgjedhore ku janë të përfshira të gjitha palët. Është PD që udhëheq këtë proces, ka deputetë të tjerë dhe përfaqësues të partive aleate. Pra spektri opozitar është i plotësuar.

Propozimet tona janë konsultuar me aleatët dhe mbetemi të hapur nëse ka propozime për plotësime, ndonëse kemi shteruar të gjitha çështjet kryesore. Paketa jonë nuk është paketë partizane që i përket një partie apo grupi partish. Listat e hapura i shërbejnë të gjithë qytetarëve pavarësisht nga bindjet. Votimi elektronik po kështu adreson disa shqetësime kryesore që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor. Shqipëria një zonë elektorale i jep përgjigje pabarazisë së votës. Dhe vota e diasporës që me propozimet tona i japin përgjigje shtruese të gjitha bllokazheve që pengonin votën e diasporës”.

SHKARKO APP