“Është për të ikur fare”, bizneset në zonën e “Ali Demit” i ankohen, Basha: Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth i gjatë

“Për bizneset në zonën ‘Ali Demi’, në Tiranë, rënia e xhiros dhe falimentimi janë kryefjala pas pandemisë”. Kështu deklaron Partia Demokratike, duke iu referuar takimit të krydemokratit Lulzim Basha me bizneset në njësinë nr. 1 në Tiranë.

Sipas PD, në zonën e Ali Demit në Tiranë gjendja e bizneseve është përkeqësuar dhe rënia e xhiros dhe rënia e fuqisë blerëse janë dy nga problemet që bizneset i shprehën kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Situata e rëndë ishte pa tërmet, ra tërmeti, tani është shumë më e rëndë prej COVID-it. Si do të shkojë s’e dimë! Gjithë javën 30 mijë lekë xhiro”- i tha një tregtar kreut të opozitës.

“Sot nuk kam bërë asnjë lek”- u shpreh një zonjë tjetër, që foli për vështirësitë e mbajtjes me bukë së familjes së saj me 4 persona të tjerë të papunë. “Kam 37 vjet tregti dhe është turp të diskutoj unë për bukë. Është shumë e vështirë! – u shpreh ajo. “Po punojmë me pikatore”- tha një tregtar tjetër, ndërsa dikush që shiste gjëra të përdorura tha se “vetëm sa nxjerr bukën e gojës”.

“Kryetari Basha ka takuar gjatë këtyre ditëve biznese të vogla në shumë lagje të Tiranës, por në zonën ‘Ali Demi’, gjendja duket më e keqe, ndërsa tregtarët thonë se njerëzit janë pa punë, nuk kanë mundësi të blejnë, xhiro nuk ka, ndihmë nga qeveria jo, gjobat janë pa pushim, duke përkeqësuar situatën e të gjithëve në një reaksion zinxhir”, deklaron PD.

“Me një vit më parë, nuk bëhet fjalë fare, shumë dobët. Po rrimë me shpresën se po ndryshon”- u shpreh një tregtar. “Tani është jashtëzakonisht dobët, pothuajse po rrimë gjithë kot dhe nuk e dimë sa do të vazhdojë kështu”, tha një tjetër.

“Ja shiheni, ja ku e keni, bosh! Këmbë robi! Po thonë që bëhet nami me gjoba, po s’kanë ardhur nga lagjja jonë akoma.”- tha një tregtar, i cili tregoi se kishte bërë një xhiro prej vetëm 4 mijë lekësh të vjetra.

Kreu i opozitës pati rastin të shpjegojë 2 nga masat e planit të opozitës për të rimëkëmbur biznesin e vogël, i cili përbën 70% të ekonomisë shqiptare.

“E para, biznesit të vogël ne do t’i lëmë vetëm një tatim. Do t’ia heqim edhe taksat locale, gjelbërim, tabelat, të gjtiha. Vetëm një tatim 0.5% e xhiros vjetore, atë do t’ia çojmë pushtetit lokal që të kujdeset për infrastrukturën. E dyta, inspektor me sy s’keni për të parë më. Me një pullë tek dera aty, u fut inspektori Brenda, ndëshkohet inspektori, sepse po arritëm këtë, do të çlirojmë 70% të biznesit që është biznes i vogël. Problem kryesor pas taksave dhe rënies së konsumit është klima që krijohet. I gjithë biznesi që takoj kudo, nga Shkodra në Vlorë nga Korça në Durrës, edhe në Tiranë flet për klimë terrori! Po si mund të jetojë biznesi me klimë terrori sikur po bën faj. Biznesi po mban Shqipërinë në këmbë”, theksoi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit me tregtarë dhe biznese të vogla në zonën e Ali Demit.

SHKARKO APP