”Është privilegji i jetës sime”, Rishi Sunak flet si kryeministri i ardhshëm i Britanisë

Kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak dha një deklaratë për kolegët e deputetëve konservatorë në selinë e Partisë Konservatore në Londër. Përpara se të marrë zyrtarisht postin e tij, Sunak tha se do t’i shërbejë me integritet vendit të tij.

“Betohem se do t’ju shërbej me integritet dhe përulësi. Është privilegji më i madh i jetës sime të jem në gjendje t’i shërbej partisë që dua dhe t’i kthej vendit që i detyrohem kaq shumë”, tha Sunak.

Kryeministri i ardhshëm preku edhe krizën që po përballet vendi i tij, duke theksuar se Britania e Madhe është një vend i mrekullueshëm, por përballet me sfida “të thella” ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sunak tha se është “i përulur dhe i nderuar” që ka mbështetjen e kolegëve të tij deputetë dhe të zgjidhet udhëheqës. Ai shtoi edhe se do të punojë ditë pas dite për vendin, duke bërë thirrje për stabilitet dhe unitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?