Eshtrat e Mi’had Frashërit në atdhe, Plasari: Kult i Kombit

Profesori dhe studiuesi Aurel Plasari është shprehur se Mid’Had Frashëri ishte gjenial dhe kult i Kombit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e varrzimit të estrave të Mid’Had Frashërit tek Liqeni Artificial, Plasari u shpreh se Mid’had Frashëri mbeti i patjetërsueshëm në misionin e tij për dijen dhe kulturën dhe flijoi veten për të mirën e kombit.

“Ishte një djalosh gjenial. Të ishte gjallë nuk besoj se o i bënte vend veprave të tij por asto kanë vepra unikale. Pasioni i 17-vjecarit qe përkthimi i letërsise. Ai u ka ofruar lexuesve një dashuri për mëmëdheun dhe punën e ndershme. Ato thënie kanë zënë vend thellë në zemrën dhe mendjen e gjithsecilit. Guxoj të pohoj me bindje se një qëndrueshmëri të tillë nuk e përballuan as rilindasit e brezit të tij. Ai mbeti i patjetërsueshëm në misionin e tij për dijen dhe kulturën. Kryevepra që i dhuroi kombit të tij është vetë personaliteti i tij.  Mit’had Frashëri ishte kult i Kombit.

Ishte evropian pasi mori pjesë në debatet e mëdha të kohës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptimeve. Mid’hati ishte një luftëtar që ngrihet mbi të zakonshmen. Ai u dëshmua si një nga ata luftëtarët që kërkojnë armiq ashtu si mushkëritë që kërkojnë ajrin. Ai jo vetëm parashtroi  problemet për shqiptarët, por edhe zgjidhjen e tyre. Ai ishte vet flijues i ndërgjegjshëm. Flijoi veten për të mirën e të gjithëve dhe të kombit. Ai ishte kritiku i vetvetes”- tha Plasari.

SHKARKO APP