Eshtrat në Dragot nuk i përkasin ushtarëve grekë, arkeologu zbulon të vërtetën…
Eshtrat e zbuluara në Dragot të Tepelenës mund të mos jenë të ushtarëve grekë, por italianë. Të paktën kështu pretendon arkeologu Etnor Canaj që përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se eshtrat e zbuluara nuk i përkasin ushtarëve grekë. Canaj thotë se duke parë fotot e publikuara të numrit të identitetit është qartë se i përkasin një piloti italian.
Reagimi i arkeologut
Nderkohe ne Dragot te Tepelenes gjeten “Greco-n” e pare (?)
Por:
Medalioni qe shoqeronte ushtarin, fatkeqesisht per ata qe duan eshtra grekosh, i perket ne te vertet nje parashutisti italian dhe me sakt nje parashutisti te nje Reparti Special i Batalionit San Marco.
Ka ekzistuar nje repart special i njohur me siglen “P”
“CAP.LE” eshte shkurtimi i titullit ushtarak “Caporale”.
– Reparti Speciali del San Marco. Battaglione “P” -(P=PARASHUTIST). Numri eshte numri i ushtarit dhe shkronja “P” eshte per Parashutist, nje repart special italian i parashutisteve te Batalionit San Marco.
Mbiemri “Greco” eshte i perhapur ne Itali dhe jo ne Elladhi.
Nisja e gërmimeve erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Ministrit të Jashtë të Greqisë Nikos Kotzias dhe Ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati.
Vendimin për nisjen e punës për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë qeveria e vendit fqinj e ka cilësuar si një moment historik.
KOHA JONË SONDAZH

