Eskavatori rrëshqet nga rimorkio, zë poshtë makinën që po lëvizte në rrugë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë një mjet tip kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator, ka rënë nga shtrati i makinës që po e transportonte dhe për pasojë ka goditur një mjet tip ‘Mitsubish’ që kalonte në rrugë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit ‘Mitsubishi’, Hysen Gega, i moshës 50 vjeç.

Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Krumës dhe më pas është transportuar në Spitalin e Gjakovës, aty ku ka ndërruar edhe jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi E. H, që rezulton të jetë edhe drejtuesi i mjetit tip kamion ku ndodhej eskavatori, është shoqëruar në polici.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?