Zëdhënësi i Ministrisë:”Ministri i Jashtëm Bushati nuk ka pësuar gjë”

Deputetja e Partisë Demokratike Albina Deda e cila ka shkruar në profilin e saj në rrjetin social.“ Sipas nje informacioni qe me erdhi, Ministri Bushati me eskorten e tij kane bere aksident pergjate rruges se Kombit ( ne afersi te Geziqit).

Policia e komisariatit Mirdite eshte ne vendngjarje”, shkruan Deda në Facebook.

Burime nga stafti i Ministrit thanë se nuk ka pasur të lënduar nga aksidenti. Në aksident është përfshirë makina e parë e eskortës.

Pas përhapjes së lajmit, ka reaguar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme që njoftoi se “ministri nuk ka asnjë problem”, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Reagimi Policisë së Shtetit:

Policia e shtetit nuk ka dhënë detaje fillimisht për aksidentin e shënuar në Rrugën e Kombit nga eskorta e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Sot me date 08.04.2016 ne oren 18:30 minuta ne aksin rrugor Thirre-Rrëshen-Milot ne vendin e quajtur Ura Fanit, në dalje të autostradës Kalimash – Rrëshen, ka ndodhur një aksident automobilistik me pasojë vetëm me dëme materiale (karambol) ndërmjet dy mjeteve te Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Ne vendngjarje u kryen veprimet administrative nga Seksioni i Policise rrugore e Komisariatit te Policisë Mirdite për tu trajtuar nga kompanitë e sigurimit per demin e shkaktuar” – thuhet në njoftimin e policisë të shpërndarë nga shefi i sektorit Kryekomisar Luan Shehaj.

Dalin fotot e para nga aksidenti ku u përfshi eskorta e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati ditën e sotme në Gëziq të Mirditës.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga “Panorama”, përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

(Automjeti me te cilin lëvizte Bushati)

Ndërsa  automjetit me të cilin udhëtonte Bushati i është shkulur edhe targa nga përplasja. Ai është goditur nga pas edhe nga automjeti i dytë i eskortës, i cili duket se është dëmtuar më shumë. Burime për “Panorama” thonë se eskorta e Bushatit po lëvizte me shpejtësi të madhe në Rrugën e Kombit. Bushati ishte në Kukës dhe po kthehej për në Tiranë kur ndodhi aksidenti.

SHKARKO APP