Eskortat e huaja gjejnë ”parajsën” në Shqipëri. Pagesa nga 100-300 euro, ja sesi veprojnë me klientët
Në vend ka një fenomen të ri. Vajza të huaja që rekrutohen dhe më tej menaxhohen nga shtetas shqiptarë ose të huaj për prostitucion, kundrejt një përqindjeje të caktuar. Rasti më i fundit (i gjashti në dy vitet e fundit), ishte ai i ditës së sotme, kur Policia e Tiranës njoftoi çmontimin e një rrjeti të organizuar prostitucioni, deri në gjobëvënie, i drejtuar nga një shtetase kineze që u arrestua dhe mikja e saj e shpallur në kërkim. 7 vajza eskorta po procedohen gjithashtu penalisht.
Sigurimi i banesave nëpërmjet AirBNB me qira nga interneti dhe po në këtë mënyrë, kryesisht nga faqja e eskortave “Eurogirlsescort” rekrutimi i tyre. Nga kinezet dhe filipinaset, ukrainaset, ruset, bjelloruset dhe kazakistanaset, dhe deri te latinet; spanjolle, venezueliane dhe kolumbiane.
Pagesa që shkojnë nga 100-300 euro për çdo klient dhe ku fitimet në rastin më të mirë ndahen. Vajzat pajisen edhe me një “armë” të veçantë, duke i joshur klientët me lëndë narkotike, kryesisht kokainë, të cilën e përdorin edhe vetë për të përballuar ngarkesën e aktivitetit dhe stresin.
Të dhënat tregojnë se ka edhe vajza nga vende të tjera, si Ekuadori, Tajlanda apo Turqia. Dhe bazat e tyre vendosen kryesisht në Tiranë, ku sigurojnë banesat me qira dhe ku ka numër më të madh popullsie apo qarkullim leku, zona e bregdetit të Durrësit, që mbipopullohet nga turistët, si dhe bregdeti i jugut, kryesisht Vlora e Saranda.