Esmeralda Qirko realizon nismën për dhurimin e gjakut në Berat

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Esmeralda Qirko, njëherësh dhe sipërmarrëse e suksesshme e një kompanie fasone në Berat organizoi këtë të hënë një fushatë modeste për dhurimin e gjakut. Teksa publikon dhe pamjet, Qirko shprehet se ishin 30 vajza dhe gra të mrekullueshme, punonjëse të kompanisë, të cilat ju përgjigjën pozitivisht kësaj detyre qytetare.

“Sot vizitorët e veçantë në ambientet e kompanisë “Berati Konfeks” ishin punonjësit e Kryqit të Kuq Berat, të cilët asistuan në proçesin e dhurimit të gjakut, nga 30 vajza dhe gra të mrekullueshme, punonjëse të kompanisë, të cilat ju përgjigjën pozitivisht kësaj detyre qytetare.

Të dhurosh sot gjak është një mision fisnik dhe qytetar, sepse dhurimi i gjakut do të thotë shpëtimi i një jete, dhe kush shpëton një jetë, ka shpëtuar gjjthë botën.

Unë jam shumë e lumtur që u bëra pjesë e kësaj nisme, por dua të falënderoj përzemërsisht 30 vajzat dhe gratë e kompanisë “Berati Konfeks“ për solidaritetin dhe përgjegjshmërinë qytetare”, shprehet Esmeralda Qirko.

Sot vizitorët e veçantë në ambientet e kompanisë “Berati Konfeks” ishin punonjësit e Kryqit të Kuq Berat, të cilët…

Pubblicato da Esmeralda Qirko su Lunedì 22 febbraio 2021

SHKARKO APP